në vitin 2011 sipas treguesve të Census, Shqipëria ka moshë mesatare prej 36.3 vjeç. Në këtë vit mesatarja Europiane është 41.2 vjeç.
Në vitin 2001 Shqipëria kishte moshë mesatare 30.6 vjeç dhe në dekadën 2001 – 2011 popullsia është plakur me mesatarisht 4.7 vite. Në BE mesatarja e plakjes në këtë dekadë është 2.9 vite. Shqipëria ka një tregues të thelluar sa i takon diferencës së moshës mesatare në një dekadë. Ky tregues e rendit atë si vendi me plakjen në të shpejtë në Europë pas Lituanisë.
Nëse mesatarja kombëtare e moshës është 35.3 vjeç disa prefektura shfaqin moshë mesatare më të plakur. Konkretisht Gjirokastra (mesatare 39.69 vjeç), Korça, Berati, Fieri dhe Vlora kanë mesataren e moshës së popullsisë më të lartë se 35.3 vjeç.
Mosha mesatare e banorëve të Tiranës është 34.5 vjeç dhe e Durrësit është 34.6 vjeç.
Plakja e popullsisë në dekadën e fundit lidhet me numrin në ulje të fëmijëve të lindur dhe emigrimin masiv të moshave të reja. Gjithashtu jetgjatësisa mesatare ka një rol të rëndësishëm.
Lindshmëria e lartë në Dibër dhe Kukës ka arritur të mbajë popullsinë relativisht të re pavarësisht emigrimit masiv.
Të dhënat mbi ritmin e plakjes së popullsisë japin informacion mbi nevojën e politikave sociale dhe ekonomike për të minimizuar efekte negative që jep plakja e popullsisë së një vendi. Konkretisht reforma e kërkuar për skemën e pensioneve, veç problematikës së nivelit jo të kënaqshëm të punësimit të të rinjve referon edhe trendin rritës në plakjen e popullsisë në vend.